Shendet

Ekspertët: Varianti Delta rrezik për 90% të rasteve të reja në Europë gjatë Gushtit

Banorët e Bashkimit Evropian duhet të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19 sa më shpejt të jetë e mundur këtë verë, paralajmëroi të Mërkurën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ndërsa autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara se po rriten rastet e variantit delta në të gjitha vendet e bllokut.

Andrea Ammon, drejtori i agjencisë, tha se varianti mendohej se do të ishte rreth 90 për qind i të gjitha rasteve të Covi-19 në Bashkimin Evropian deri në fund të Gushtit. Varianti tashmë është përhapur në 23 vende evropiane. Në disa është kufizuar për shkak të masave mbrojtëse por në vende si Portugalia është përgjegjës për 66 për qind të rasteve të reja. Gjithashtu në Moskë, 90 për qind e rasteve të reja raportohet të jenë varianti Delta, sipas autoriteteve lokale.

“Për fat të keq, të dhënat paraprake tregojnë se mund të infektojnë edhe individë që kanë marrë vetëm një dozë të vaksine. Ka shumë gjasa që varianti Delta të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht mes të rinjve ,”deklaroi Ammon.

Ekspertët gjithashtu kanë shpjeguar se varianti Delta nuk ka gjasa të përbejë rrezik për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht. Sipas një studimi të fundit, vaksina Pfizer-BioNTech ishte 88 për qind efektive në mbrojtjen nga sëmundja simptomatike e shkaktuar nga Delta, por një dozë e vetme e vaksinës ishte vetëm 33 për qind efektive kundër Delta. Sipas të dhënave vendet europiane nuk kanë vaksinuar një të tretën e popullsisë së tyre totale.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vlerëson se Delta është midis 40 dhe 60 për qind më e transmetueshme.

Varianti Delta është zbuluar në të paktën 85 vende deri më sot në të gjithë botën dhe ekspertët e shëndetit publik thonë se një rritje e rasteve të reja në Britani javët e fundit është nxitur pjesërisht nga ky variant. Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, tha këtë muaj se varianti shumë shpejt do të prekte edhe Europën.

Burimi:The New York Times/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë