Ka ndodhur

Vlorë, 57-vjeçari plagoset me thikë nga fqinji

Një 57-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi u godit me thikë nga fqinji i tij. Ngjarja ka ndodhur në pak para mesditës së të enjtes në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.

Policia thotë se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 57-vjeçari, F.P., u godit me thikë nga fqinji dhe është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, autori i dyshuar, P.S., është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë