Një 35-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për tentativë të kultivimit të bimë narkotike të llojit kanabis. Policia thotë se rasti është shënuar në fshatin Marvalak të Mamurrasit.
Gjatë kontrollit të territorit në zona të pyllëzuara, banesa dhe ish-reparte ushtarake të braktisura, policia zbuloi tentativa për të kultivuar kanabis nga ana e 35-vjeçarit Xh.K., 35 vjeç.
Po ashtu, gjatë kontrolleve në territorin përreth, u gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov dhe municion luftarak. I ndaluari akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




