Mjedis

Alarmi i OKB-së: Ngrohja globale e vë njerëzimin në rrezik zhdukjeje

Ngrohja globale mbi pragun e vendosur nga marrëveshja e klimës në Paris, do të kishte "ndikime të pakthyeshme në sistemet njerëzore".

Me +2 gradë celsius (në vend të 1.5), më shumë se rreth 420 milionë njerëz do të përballen me "valë ekstreme të nxehtësisë" dhe më shumë se 80 milionë njerëz mund të kërcënohen nga uria.

Kështu thuhet në një draft të raportit nga Grupi Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

“Mungesa e ujit, eksodi, kequshqyerja, zhdukja e specieve: jeta në Tokë, siç e dimë se do të transformohet në mënyrë të pashmangshme nga ndryshimi i klimës, kur fëmijët e lindur në vitin 2021 do të jenë 30 vjeç ose edhe më pak rreth viteve 2050”, - paralajmëron IPCC.

Cilado qoftë shkalla e zvogëlimit të emisioneve të gazrave serë, ndikimet shkatërruese të ngrohjes globale në natyrë dhe ndaj njerëzimit, që varen prej saj, do të përshpejtohen - siguron projekt-raporti - dhe do të bëhen të prekshme për fat të keq shumë më përpara vitit 2050.

"Jeta në Tokë mund të rikuperohet nga ndryshime të mëdha klimatike, duke evoluar në specie të reja dhe duke krijuar ekosisteme të reja, - vëzhgon IPCC, - por njerëzimi nuk mundet".

Raporti i plotë i vlerësimit me 4,000 faqe, shumë më alarmant sesa ai i mëparshmi i vitit 2014, synon të drejtojë vendimet e ardhshme të politikave.

Ndërsa konkluzionet e tij kryesore nuk do të ndryshojnë, ai nuk do të dalë zyrtarisht deri në shkurt 2022, pas miratimit të tij me konsensus nga 195 shtete anëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë