Përdorimi i statinës (lloji i medikamenteve që përdoren peër uljen e kolesterolit në gjak) për pacientët me probleme të zemrës mund të ulë rrezikun e tyre për t’u zhvilluar dhe për të vdekur sipas një studimi të ri, i cili vlerësoi rezultatet gjatë një periudhe katër-vjeçare. Studimi i botuar të mërkurën në “European Heart Journal” zbuloi se në krahasim me ata që nuk përdornin këto medikamente kishin rreth 16 për qind më pak shanse për t’u prekur nga kanceri. Ndërkohë, gjasat e një përdoruesi të statinës për të vdekur nga kanceri u ul me 26 për qind.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një numër i madh i pacientëve me probleme të zemrës vazhdojnë të zhvillojnë kancer, të cilin ekspertët e kanë përcaktuar si një sëmundje kur zemra është e paaftë për të pompuar gjak rreth trupit siç duhet, duke shkaktuar kancer përmes rrugëve të përbashkëta siç janë inflamacioni ose faktorët gjenetikë.
Sidoqoftë, ky studim vëzhgues me mbi 87,000 njerëz në Hong Kong është më i madhi i këtij lloji për të hetuar lidhjet e drejtpërdrejta midis përdorimit të statinës. Statinat, të njohura si frenues të reduktazës HMG-CoA, janë një klasë e ilaçeve që ulin lipidet, të cilat zvogëlojnë sëmundjen dhe vdekshmërinë tek njerëzit në rrezik të prekjes nga sëmundje kardiovaskulare. Ato përdoren gjithashtu zakonisht si ilaçe që ulin kolesterolin për të trajtuar pacientët me kolesterol të lartë.

Studiuesit zbuluan variabla të panjohura më parë në potencialin e statinave, të tilla si sa kohë ato merren mund të rrisin ndjeshëm shanset e tyre për të ndaluar zhvillimin e kancerit. Nëse pacientët me insuficiencë kardiake qëndronin në statina për katër dhe gjashtë vjet, rreziku i tyre ulej me 18 për qind dhe nëse i merrnin ato për gjashtë ose më shumë vite zvogëlohej me 22 për qind, sipas studimit. Në mënyrë të ngjashme, rreziku i vdekjes nga kanceri zvogëlohet me 33 për qind dhe 39 për qind nëse pacientët marrin statina përkatësisht për katër deri në gjashtë vjet ose për gjashtë deri më shumë vite. Kai-Hang Yiu, nga Universiteti i Hong Kong, i cili udhëhoqi studimin, analizoi të dhënat nga 87,102 njerëz në Hong Kong të cilët u pranuan në spital me probleme të zemrës midis 2003 dhe 2015. Në bashkëpunim me profesor Carolyn Lam, nga Qendra Kombëtare e Zemrës në Singapor, Yiu ndoqi pacientët derisa ata u diagnostikuan me kancer.
Duke shkuar një hap më tej sesa suksesi i ilaçit në pacientët me insuficiencë kardiake, shkencëtarët zbuluan se vdekjet nga çdo shkak ishin më të ulëta në përdoruesit e statinës në krahasim me jo-përdoruesit.
“Insuficienca e zemrës është një sëmundje në rritje globalisht dhe vdekjet për shkaqe të tjera që nuk kanë lidhje me zemrën dhe enët e gjakut janë shqetësuese. Gjetjet tona duhet të rrisin vetëdijen e mjekëve për rritjen e incidencës së kancerit në mesin e pacientëve me dështim të zemrës dhe t’i inkurajojnë ata që t’i kushtojnë vëmendje të mëtejshme rezultateve të lidhura jo kardiovaskulare”, tha Yiu.
Në lidhje me hapat e ardhshëm, Yiu këshilloi ekspertët e shëndetit kudo në botë të fillojnë të marrin në konsideratë “strategjitë e mundshme” për uljen e rrezikut të pacientëve për zhvillimin e kancerit.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje