Ka ndodhur

Fier, zbulohen predha luftarake gjatë punimeve në shtratin e lumit Gjanica

Disa predha luftarake janë gjetur përgjatë shtratit të lumit Gjanica në Fier nga punonjësit që po kryejnë punimet. Sipas burimeve policore, predhat luftarake mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ato janë gjetur në afërsi të “Urës se Sheqit” në afërsi të disa banesave.

Punonjësit e mjeteve që po kryejnë punimet për sistemin e brigjeve te lumit Gjanica dhe rehabilitimin e këtij segmenti, kanë parë predhat dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ia ka përcjellë më pas informacionin Ministrisë së Mbrojtjes.

Pritet ardhja e ekspertëve dhe ekipeve speciale të Ministrisë së Brendshme për të bërë të mundur zhvendosjen dhe më pas demontimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë