Një studim i fundit nga Universiteti i Oksfordit tregon se personat që e kanë kaluar virusin Covid-19 pa simptoma, jo domosdoshmërisht janë të mbrojtur për një periudhë të gjatë. Studiuesit gjetën ndryshime të dukshme në përgjigjet imune të stafit mjekësor që kontraktuan Covid-19 në Shërbimin Kombëtar në Londër, ku disa dukej që kishin antitrupa dhe për gjatë muaj pas kalimit të infeksionit.
Shkencëtarët thanë se gjetjet përforcuan rëndësinë e vaksinimit pavarësisht se e kishin kaluar sëmundjen.
“Nëse shikoni trajektoren e përgjigjes imune pas infeksionit, ajo kryesisht mund të zbulohet gjashtë muaj më vonë, por është shumë e ndryshueshme midis njerëzve,” tha Eleanor Barnes, një pedagoge e hematologjisë dhe mjekësisë eksperimentale në Oksford.
Sipas studiuesve kjo është krejtësisht e ndryshme nga vaksinimi. Nëse vaksinoheni, ju merrni një përgjigje të fortë ndërsa me infektimin natyror asimptomatik vihet në dyshim. Studiuesit analizuan mostrat e gjakut nga 78 punonjës të kujdesit shëndetësor që kishin Covid-19 pa simptoma, midis prillit dhe qershorit të vitit të kaluar. Ata kontrolluan mostrat e gjakut çdo gjashtë muaj pas infektimit për të parë përgjigjen imune. Analizat përfshinin lloje të ndryshme të antitrupave që synojnë virusin, qelizat B që bëjnë antitrupa dhe mbajnë një kujtesë të sëmundjes dhe qelizat T, të cilat zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes duke shkatërruar qelizat e infektuara. Autorët përshkruajnë se si ata përdorën një sistem të të mësuarit makinerik të quajtur “Simon”, për modelimin sekuencial të provëzave për të parë nëse përgjigja e hershme imune e një personi dhe ashpërsia e infeksionit të tyre mund të nxisin një përgjigje imunitare në kohë të gjatë. Adriana Tomic, autori i parë në studim, tha se një nënshkrim në përgjigjen e antitrupave dhe qelizave T në një muaj parashikoi se sa e fortë do të ishte përgjigja e antitrupave në gjashtë muaj.

Shumica e njerëzve që prodhuan një përgjigje të dobët imune në një muaj nuk kishin antitrupa të zbulueshëm që mund të neutralizonin variantin Alpha, pas gjashtë muajsh. Asnjë nuk kishte antitrupa neutralizues kundër variantit Beta dhe Delta. Ndërsa shumica e punonjësve të kujdesit shëndetësor që zhvilluan sëmundje me simptoma kishin një përgjigje imune gjashtë muaj më vonë. Më shumë se 90% e atyre që kishin infeksione asimptomatike nuk kishin asnjë përgjigje të matshme imune gjashtë muaj më vonë.
“Sipas mendimit tonë, infeksioni i mëparshëm nuk ju mbron domosdoshmërish nga Sars-Cov-2, veçanërisht nga variantet shqetësuese. Njerëzit nuk duhet të qëndrojnë me këtë ide pro duhet të vaksinohen”, tha Barnes.
Danny Altmann, një profesor i imunologjisë në Kolegjin “Imperial” Londër , i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se gjetjet paralajmëronin se imuniteti tek personat asimptomatikë zbehej më shpejt.
“Njerëzit tregojnë trajektore mjaft të larmishme pas infektimit, por imuniteti shpesh duket se qëndron për gjashtë muaj,” tha ai.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje