Dy mina me telekomandë janë zbuluar dhe sekuestruar në Fier gjatë operacionit të koduar “Porosia”, ndërsa është arrestuar poseduesi, E. J. 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.
Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 2 elektro-detonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




