Shendet

Studimi i ri britanik/ Vaksinat dhe varianti “Delta”, rrezik i ulët me dy doza

Mbretëria e Bashkuar, kampione në renditjen e varianteve, ka publikuar studimet e para që shqyrtojnë aftësinë, në këtë rast të virusit “Delta”, për të anashkaluar (ose jo) mbrojtjen e dhënë nga vaksinat.

Ajo që dimë deri më tani

Gjetjet e para tregojnë se doza e dyfishtë mbron mirë nga rreziku i shtrimit në spital dhe vdekja, edhe nëse është pak më e ulët sesa performanca e vaksinimit e regjistruar (në mungesë të variantit “Delta)” në variantin “Alpha” (ish-“anglez”).

Të dhënat britanike, tregojnë gjithashtu se “Delta” është rreth 60% më ngjitëse se “Alpha”, e cila nga ana tjetër ishte 50% më ngjitëse sesa lloji origjinal, pra një variant shumë i transmetueshëm dhe që ka dyfish potencialin për të përfunduar në spital.

Kjo është afërsisht ajo për të cilën jemi mjaft të sigurt, por në detaje numrat janë akoma të “kapërcyer”.

Varianti “Delta” (i cili nga ana tjetër është një nën-tip, B 1.617.2, i dikur “indiani”, B 1.617.1), është deri tani “më i keqi” i regjistruar ndonjëherë, madje duke tejkaluar të dhënat e llojit të “Afrikës së Jugut” (‘Beta’), i cili nuk është aq i aftë të përhapet.

Është i mundur riinfektimi (nuk ka gjasa), por me dy doza të vaksinës, mbrojtja nga sëmundja është shumë e lartë (më pak me një dozë të vetme). Këtu janë dy studimet më të fundit dhe më të rëndësishme.

Efikasiteti ra në 60% (AstraZeneca) dhe 79% (Pfizer)

Një studim me mbi 19,500 të infektuar dhe 377 shtrime në spital nga Skocia, është publikuar së fundmi në revistën shkencore “Lancet”.

Periudha e ekzaminuar, zgjat nga 1 prilli deri më 6 qershor: deri në atë datë, 59.4% e popullsisë skoceze u vaksinuan me një dozë dhe 39.4% me dy doza. Në mesin e njerëzve mbi 65 vjeç, përqindja e vaksinuar ishte 91.7% me një dozë dhe 88.8% me dy doza, përqindje që në fillim të studimit ishte e ulët, me 15.9%.

Pozitat e përgjithshme të “Delta”-s, ishin 7,723. Nga këto, 35.5% shkuan në spital, por 70% e rasteve “Delta” ndodhën në njerëz të pavaksinuar. Rastet përfshinin të gjitha moshat, por në veçanti intervalin 5-9 vjeçar (kur krahasohet me rastet e varianteve jo-‘Delta’).

Rreziku për të përfunduar në spital me variantin e rrezikshëm, është vlerësuar të jetë 2 herë më i lartë (nuk do të thotë se vetë varianti është më vdekjeprurës) dhe konfirmohet se sëmundje të tjera themelore e rrisin këtë probabilitet.

Efikasiteti i vaksinave kundër infeksioneve, u vlerësua për Pfizer-in prej 79% me variantin “Delta” (krahasuar me 92% në “Alpha”) dhe për AstraZeneca-n 60% me “Delta”-n kundrejt 73% ndaj “Alpha”-s (në këtë studim specifik).

Efikasiteti 92% (AstraZeneca) dhe 96% (Pfizer) kundër sëmundjes së rëndë

Ministria Britanike e Shëndetësisë përditëson vlerësimet e saj çdo javë. Me rastin e ndërhyrjes së kryeministri Boris Johnson mbi vendimin për të shtyrë hapjen e vendit me një muaj, ministria publikoi vlerësimet e reja të “Delta”-s. Numrat e këtij raporti (nuk janë publikuar dhe as nuk janë subjekt i rishikimit nga shkencëtarët), janë më optimistë, por mbi të gjitha më “tregues” për komunitetin, sepse matin efektivitetin e vaksinave kundër “Delta”-s jo për infeksionet, por për raste të rënda (shtrime në spital ose të vdekur).

Natyrisht, kjo është e dhëna që intereson më shumë, edhe për shkak se efektiviteti i vaksinave në përgjithësi, mat rastet pozitive të Covid të shmangur, por në të vërtetë vaksinat janë studiuar jo aq shumë për të shmangur ngjitjen, por për të shmangur rastet serioze dhe në fakt ato punojnë shumë mirë në këtë parametër.

Në parandalimin e shtrimeve në spital pas infeksionit “Delta”, Pfizer ishte 94% efektiv pas dozës së parë dhe 96% pas dozës së dytë. AstraZeneca parandalon shtrimet në spital me 71% efektivitet pas dozës së parë dhe 92% me të dytën.

Analiza u bë në 14,019 raste simptomatike të “Delta”-s, të mbledhura midis 12 prillit dhe 4 qershorit, 166 prej të cilëve shkuan në spital.

Të infektuarit, kush janë ata

Tabelat krahasuese të studimit të Ministrisë Britanike të Shëndetësisë

Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti “Delta” ka zëvendësuar tashmë variantin “Alpha” (ish-“anglez”) dhe përbën 96% të rasteve, por ai përhapet kryesisht tek të rinjtë midis 10 dhe 29 vjeç. Më pak se 5% të rasteve përfshinin njerëz të moshës 60 vjeç e lart.

68% e njerëzve të infektuar me “Delta” ishin të pavaksinuar. Dhe mos harroni se në Mbretërinë e Bashkuar, ka ende 15 milionë të rinj të pavaksinuar dhe 8 milionë të tjerë pjesërisht të vaksinuar.

Në fund, ndërsa shkalla e rritjes së rasteve është aq e fortë sa vjeshta e kaluar, rastet spitalore kanë pësuar një rritje të lehtë. Ka shtrime në spitale, por ato po rriten me shpejtësi sidomos tek të rriturit e rinj (mosha 25-44 vjeç) dhe pothuajse asnjë tek të moshuarit.

Ka edhe vdekje midis të vaksinuarve plotësisht, por  ende nuk dihen karakteristikat e këtyre njerëzve, të cilët mund të jenë imuno-depresë të moshuar, të sëmurë kronik ose të transplantuar, mbi të cilët vaksina në çdo rast nuk është shumë efektive.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë