Ndërkohë që ndodhet në Bruksel për samitin e NATO-s, kryeministri Edi Rama ka takuar sot kreun e qeverisë greke Qiriako Mitsotakis.
Mediat greke shkruajnë se Mitsotaqis dhe Edi Rama diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kryeministri grek përsëriti mbështetjen e vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, një nga temat qendrore duket të ketë qene edhe ndarja e kufirit detar mes dy vendeve.
Të dy kryeministrat ranë dakord që, pas zgjedhjeve në Shqipëri në fund të prillit , të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për të përfunduar një marrëveshje të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Sipas një njoftimi të qeverisë greke. Rama falënderoi Kryeministrin për shpërndarjen e 20,000 vaksinave, të cilat u dorëzuan sot në Shqipëri.
“Mitsotaqis përsëriti interesin të vendit tonë për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë”, thotë Athina zyrtare në njoftim e saj. “Kryeministri përgëzoi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy 2022-2023.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.