Ka ndodhur

Aksidentohet për vdekje këmbësorja në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Sukth, me pasojë vdekjen e një personi.

Shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren N. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Në njoftim thuhet gjithashtu se përdoruesi ka kryer testin dhe është konstatuar se nuk ka perdorur pije alkoolike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë