Ka ndodhur

Vrau motrën për paratë, Vukaj braktiset nga familjarët

Fabjan Vukaj është lënë në burg për vrasjen e motrës së tij Diana Vukaj, ngjarje e ndodhur të dielën në mbrëmje. Në Gjykatën e Shkodrës, 55-vjeçari është braktisur nga familjarët e tij për shkak të ngjarjes së rëndë.

Një nga pistat e hetimit për ekzekutimin e 58-vjeçares, e cila kishte ardhur me pushime në Shkodër nga Gjermania, është konflikti për një shumë parash.

Burime nga grupi i hetimit, shprehen se gruaja ka dashur të shpenzojë 4 mijë euro për blerjen e disa mobilieve, të cilët autori i kërkoi për veten e tij.

Ai njihej një person që pinte alkool dhe luante bixhoz. Viktima kishte humbur kontaktet prej dy ditësh, një ditë pas kthimit të saj nga Gjermania.

Pas denoncimit nga një mikeshë e saj, policia ka mbërritur në banesën pranë shkollës “Ndoc Mazi” dhe ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa vëllai i saj është arrestuar menjëherë si autor i dyshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë