Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë

Kolegji Zgjedhor mori një tjetër vendim të martën në disfavor  të opozitës.

Trupa gjykuese rrëzoi kërkesën e PD, LSI dhe kandidatit të Vetëvendosjes, për parregullësi gjatë votimit dhe numërimit në qarkun e Tiranës.

Më herët, Kolegji Zgjedhor rrëzoi një tjetër kërkesë të drejtuar nga PD për përjashtimin nga gjykimi i çështjeve zgjedhore të 7 anëtarëve të Kolegjit.

Deri më tani, Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë