Ka ndodhur

Plagoset me thikë një 37-vjeçar në Tiranë

Një 37-vjeçar me iniciale F.D., është plagosur me thikë të hënën në mëngjes në zonën e “Astirit” në Tiranë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me disa persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë