Një start i mbarë i kualifikueseve të Euro 2023 nga Shqipëria U-21, që mundi 0-3 Andorrën. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është një sinjal pozitiv për të rivalizuar në Grupin G me emra si Anglia dhe Çekia, që nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e parë, ashtu si Sllovenia dhe Kosova.
Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Armando Brojas, kapiten i skuadrës, dhe Anis Mehmeti, ndërsa të tretin Andorra e shënoi vetë me Alvarez. Broja shënoi pas një shpërthimi personal dhe një goditjeje të saktë në 17-të. Në fundin e pjesës së parë Shqipëria fitoi një penallti me Dobrën dhe nga pika e bardhë gjuajti saktë Anis Mehmeti.
Autogoli i Alvarez vulosi rezultatin final të ndeshjes, ku paraqitja e skuadrës sonë ishte e kënaqshme. Më 8 qershor Shpresat do të luajnë një ndeshje miqësore me Bullgarinë në Sofie, atje ku trajuneri Alban Bushi ka bërë histori si lojtar me fanellën e Liteksit.
Ndaj Andorrës, Shqipëria luajti me këtë formacion: Alia; Kalaj, Pëllumbi, Mitaj; Marku, Dobra, Mehmeti, Vangjeli, Ismajlgeci; Karrica; Broja. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Mema, Gjata dhe Bushaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




