Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, në kuadër të vizitës dy-ditore të delegacionit shqiptar në Turqi për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Yekta Saraç.
Kushi thotë se janë dakordësuar mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri.
Ndër të tjera Kushi shkruan se është diskutuar gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




