Shendet

Një eksperiment për vaksinën Coronavac: Çfarë sjell vaksinimi i gjithë popullatës?

Një qytet brazilian ka pasur rënie prej 95% të vdekjeve nga Covid-19 pasi pothuajse të gjithë të rriturit u vaksinuan si pjesë e një eksperimenti shpjegojnë studiuesit. Serrana, me 45,000 banorë, kishte shumë pak raste vdekjesh pas vaksinimit masiv me CoronaVac të zhvilluar nga kinezët. Ekipi tha se ata që nuk ishin vaksinuar ishin të mbrojtur nga transmetueshmëria e virusit. Gjetjet tregojnë se pandemia mund të kontrollohet pasi 75% e njerëzve mund të vaksinohen. Brazili është goditur rëndë, me gati 463,000 vdekje .Eksperimenti në Serrana, në shtetin jug-lindor të São Paulo, u krye midis shkurtit dhe prillit nga “Instituto Butantan”, i cili prodhon vaksinën CoronaVac të zhvilluar nga Sinovac Biotech të Kinës. Ekipi tha se kjo u arrit pasi tre zona, ose rreth 75% e popullsisë mbi moshën 18 vjeç, u ishin dhënë të dyja dozat.
Kur 95% e të rriturve u vaksinuan plotësisht, ata thanë se rezultatet treguan se:
-Vdekjet ranë me 95%.
-Shtrimet në spital ranë me 86%.
-Rastet simptomatike ranë me 80%.


Ricardo Palacios, drejtor kërkimi në Butantan, tha se shifra mesatare e imunizimit ishte 75%.
“Rezultati më i rëndësishëm është se ne mund të kontrollojmë pandeminë pa pasur nevojë të vaksinojmë të gjithë popullatën” tha ai.
Z. Palacios gjithashtu tha se kishte një rënie të numrit të rasteve midis fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët nuk ishin vaksinuar. Sipas tij “kjo mund të tregojë se nuk kishte nevojë për të vaksinuar fëmijët për hapjen e shkollave,”
Sipas Z. Palacios, vaksina ishte gjithashtu efektive kundër variantit të njohur fillimisht si P.1, dhe tani quhet Gamma, që u identifikua për herë të parë në qytetin verior të Manaus dhe është shkaktar për një rritje të rasteve në të gjithë vendin. Rezultatet e eksperimentit mund t’i japin një shtysë CoronaVac, e cila po përdoret nga dhjetëra vende në zhvillim. Kishte disa polemika rreth vaksinës këtë vit, pasi provat klinike në Brazil, Indonezi dhe Turqi vunë efikasitetin e saj në një interval prej 50% deri 90%. CoronaVac është një vaksinë e inaktivuar dhe funksionon duke përdorur grimca virale të vrara për të ekspozuar sistemin imunitar të trupit ndaj virusit pa rrezikuar një përgjigje serioze të sëmundjes.
“Eksperimenti në Serrana ishte i pari i këtij lloji në botë. Nuk kishte raporte të efekteve anësore të rënda nga vaksina dhe asnjë vdekje të lidhur me Covid-19 midis atyre që ishin vaksinuar 14 ditë pasi u aplikua doza e dytë” thuhej në studim.
Burimi: BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë