Ka ndodhur

Lëvizje të dyshimta me makinë, policia e ndjek dhe i gjen një pistoletë

Një 38-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi është kapur me armë zjarri ndërsa lëvizte me makinë. Arrestimi ndodhi  në  lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku pas lëvizjeve të dyshimta që bënte 38-vjeçari me mjetin e tij kanë bërë që policia ta ndalonte për ta kontrolluar.

Gjatë kontrollit të mjetit forcat ‘Shqiponja’ ku gjetën një pistoletë dhe një krehër me fishekë. Kjo bëri që ata të arrestonin 38-vjeçarin dhe të bllokonin mjetin e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë