Një 36-vjeçare, banuese në Përmet, ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka grabitur një banesë. Policia thotë se gruaja me iniciale O.Sh., në bashkëpunim me 28-vjeçarin P.P., kanë hyrë në banesë e 63-vjeçarit K.P., dhe kanë grabitur shumën 75,000 euro.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin, i cili sipas policisë rezulton me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27, 000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




