Në Durrës, tre persona janë arrestuar të akuzuar se tregtonin mina me telekomandë. Në kuadër të operacionit të koduar, “Muzeu”, në lagjen Nr. 9 në Durrës, u vu në pranga një 47-vjeçar me iniciale I.A., një 31-vjeçar me inicialet B. Ç., dhe një 37-vjeçar me iniciale E.B., të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.
Policia thotë se të ndaluarit u kapën ndërsa udhëtonin në një automjet tip “Volvo”, i cili drejtohej nga 47-vjeçari I.A., dhe dy të tjerët ishin pasagjerë. Gjatë kontrolleve në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se personat e vënë në pranga do t’i shisnin minat në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




