Ka ndodhur

Sherr mes të rinjsh në Turqi, humb jetën adoleshenti shqiptar

Dy adoleshentë shqiptarë janë përfshirë në një sherr banal në shtetin Turk. Mediet vendase bëjnë me dije se njëri prej adoleshentëve me emrin Serxho Sharra, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi tjetër me iniciale B.M është i plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Zeytinburnu të Stambollit rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Mësohet se sherri mes dy grupeve nisi për shkaqe banale, ndërkohë policia turke po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë