Ka ndodhur

Trafikonin lëndë eksplozive dhe armatim, 3 persona në pranga në Durrës

Një sasi eksplozivi, tritol C4 dhe municione janë sekuestruar në Shkozet të Durrësit pasditen e të martës. Bëhet fjalë për një aksion policor te “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës, ku u arrestuan edhe tre persona.

Në kuadër të operacionit të koduar “Binomi”, kanë rënë në pranga, Barim Flora, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja”.

Ardjan Gjoka, 33 vjeç dhe Jemin Flora, 33 vjeç, banues në Tiranë. Të tre këta persona kishin krijuar një grup kriminal në fushën e trafikimit të armëve, lëndëve eksplozive dhe municioneve, në Tiranë dhe Durrës.

Ata po udhëtonin me një makinë tip “Land-Rover Frinalnder”, kur u ndaluan për kontroll. Brenda mjetit policia zbuloi: 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4; 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol; 3 granata dore luftarake; 4 aparate telefoni celular.

Policia thekson se në funksion të procedimit penal të nisur një muaj më parë për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, ka sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë