Pjesë të suvasë nga tavani i një pavioni te Spitali i Pediatrisë në Tiranë janë shkëputur ditën e sotme, duke shkaktuar frikë për dy fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Sipas QSUT, të miturit kanë qenë të shtruar në dhomë në momentin që suvaja është shkëputur dhe ka rënë pranë shtratit të tyre dhe dyshemesë.
Mjekët kanë ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë dhe pa dëmtime.
QSUT shprehet se po bën verifikimet e duhura për të kuptuar shkakun e rënies së suvasë dhe nxjerrjen e përgjegjësve për situatën e krijuar.
Ajo që e denoncoi e para, ishte deputetja e zgjedhur e PD-së, Ina Zhupa, e cila publikoi edhe një foto në rrjetet sociale. “Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve. Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit”, – denoncon Zhupa në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




