Një 40-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë gjatë një konflikti me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” rreth orës 18:40, ku Klodian Toska, është sjellë me urgjencë në Spitalin e Vlorës për shkak të plagëve të marra.
Ai është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se 40-vjeçari është goditur me thikë nga shtetasi, F.Sh., autor i dyshuar i plagosjes, i cili është shpallur në kërkim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




