Politike

Alizoti: Zgjedhjet në PD? Shumë shpejt, s’jam dakord kaq herët

Tomor Alizoti nuk ka një preferencë për ndonjë kandidat në garën për kreun e PD-së.

Por ai ka një qëndrim të qartë se zgjedhjet për kreun e partisë nuk duhet të zhvilloheshin kaq herët. Ai i mëshon më shumë faktit se gara duhet të bazohet në ide dhe vizion dhe jo ne cilësitë personale  

“Nuk kam qenë dakord që kjo të zhvillohej kaq herët (zgjedhjet në PD të zhvilloheshin herët). Mendoj se ishte shumë shpejt. Kjo garë ishte shpejt. Gara ka filluar dhe unë thash një gjë që dua. S’po shoh diskutime mbi ide, vizion apo alternativa, por fjalime mbi cilësi personale…”, tha ndër të tjera Alizoti i ftuar në “News 24”

Alizoti tha se dorëheqja apo jo e Bashës është një zgjedhje personale e tij, nënvizoi gjithashtu se zgjedhjet u vodhën dhe se vetë Basha mbajti qëndrimin më të mirë në raport me vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë