Ka ndodhur

Shpërthim i fortë me eksploziv në një banesë në Lushnjë

Një shpërthim i fortë me eksploziv ka ndodhur rreth orës 2 e 35 minuta të së shtunës në një banesë në Lushnjë.

Një sasi e vogël e lëndës plasëse shpërtheu në katin e parë të një pallati pranë derës së banesës së shtetasit Besnik Çoku. Për pasojë ka pasur vetëm dëme  materiale, por jo të persona të lënduar.

Shpërthim ka ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht derën e jashtme të blinduar, por edhe derën e hyrjes së fqinjit. Nga shpërthimi, kanë pësuar dëme dhe katet e sipërme të pallatit.

Familjarët thanë se nuk kanë konflikte dhe se nuk dyshojnë se cilët mund të jenë autorët. Sipas tyre, ndoshta autorët e ngjarjes kanë gabuar shënjestër.

“Nuk dimë gjë, dëgjuam plasjen, kaq. Nuk dyshojmë te asnjë njeri. Nuk kemi probleme me asnjë”, – thanë ata. Ndërkohë policia njoftoi se po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë