Shendet

EMA rekomandon vaksinën Pfizer te fëmijët

Agjencia Europian e Barnave i dha dritën jeshile vaksinimit të fëmijëve 12 deri në 15 vjeç me dozat e vaksinës Pfizer.

Vendimi është marrë pasditen e kësaj të premteje.

Tashmë, me rekomandimin e EMA-s është në dorë të vetë vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të përcaktojnë nëse do të vaksinojnë këtë grup moshë apo jo.

Gjermania njoftoi se do të niste vaksinimin e tyre pas datës 7 qershor, ndërsa kreu i OBSH-së për Europën, Hans Kluge ngriti alarmin se nëse nuk vaksinohet mbi 70 për qind e popullsisë, virusi nuk mund të mposhtet.

Ai kërkoi shpejtësi në këtë proces, që e cilësoi si thelbësor për të mposhtur pandeminë dhe paraprirë mutacioneve të virusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë