Studiuesit në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Hong Kongut (HKUST) kanë zbuluar në një studim të ri se shumica e qelizave T që dihen se janë shënjestra të infeksionit natyror të koronavirusit mbeten të paprekur nga mutacionet e SARS-CoV 2. Kjo do të thotë se përgjigja e antitrupave mund të ndryshojë ndaj mutacioneve të Covid-19 por qeliza T(kujtesa) mbetet e fortë. Për të arritur në gjetjet e tyre, të cilat u botuan në revistën “Cell Reports Medicine”, studiuesit analizuan të dhënat nga 18 studime imune duke u përqendruar në përgjigjen e qelizave T në më shumë se 850 pacientë që u shëruan nga Covid-19. Grupi i studiuar u zgjodh me kujdes për të qenë përfaqësuese e individëve, kombësive dhe moshave të ndryshme, pacientët ishin nga katër kontinente, ishin të grupmoshave të ndryshme, me ashpërsi të ndryshme të sëmundjes dhe të dy gjinitë.
Rezultoi se qelizat T të këtyre pacientëve shënjestruan seksionet e pothuajse të gjitha proteinave të virusit, duke përfshirë proteinën spike të saj, e cila është objektivi kryesor i vaksinave ekzistuese për koronavirusin e ri.
“Ne u përqendruam posaçërisht në pacientët të cilët janë rikuperuar nga COVID- 19 pasi përgjigja e tyre imune tregon një përgjigje efektive ndaj virusit,” tha Ahmed Abdul Qadir, Profesor në Departamentin e Elektronikës dhe Informatikës.
Duhet të theksohet se të dhënat e marra nga analiza e hollësishme e shkencëtarëve të HKUST janë “ngarkuar” në një platformë online të cilën ekipi hulumtues planifikon të azhurnojë ndërsa seksionet e reja të qelizave T dalin nga studimet imunologjike.
“Kjo platformë është një burim i të dhënave në internet për komunitetin global të kërkimit dhe plotëson kërkimet e vazhdueshme për të kuptuar përgjigjen e qelizave T kundër SARS – CoV -2. Mund të jetë një udhëzues për studime në lidhje me vaksinat dhe mjetet diagnostike kundër COVID- 19, ” përfundoi profesori Qadir.
Burimi: In.gr/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje