Fëmijët në shkollën fillore paraqesin më pak rrezik të përhapjes së Covid-19 sesa të rriturit. Kjo nuk është një gjë e re, por ky studim lidhet me transmetimin e areosolëve. Një studim gjerman zbuloi se fëmijët deri në moshën dhjetë vjeç prodhojnë më pak nga spërkla “aerosol” që mund të transmetojnë Covid-19 sesa të rriturit. Aerosolet, spërklat e vogla që emetohen kur marrim frymë janë mënyra e dytë më e zakonshme për përhapjen e koronavirusit, pas spërklave të mëdha që vijnë nga kollitja ose teshtitja.
“Fëmijët e vegjël nuk lëshojnë të njëjtin vëllim grimcash kur flasin si të rriturit. Kështu që ekspertët duhet të vlerësojnë më mirë masat për këto grup-mosha”, tha Dirk Mürbe, udhëheqësi i studimit. Studimi i kryer nga Universiteti Teknik i Berlinit dhe spitali Charite ekzaminoi pikat e aerosolëve të lëshuara nga fëmijë midis moshës 8 dhe 10 vjeç.
“Vëllimi i ulët i aerosoleve dhe disponueshmëria e testimit do të thotë që ne mund të vlerësojmë më mirë rrezikun e infeksionit dhe të vendosim kushtet e duhura si në klasë ashtu edhe për aktivitetet jashtëshkollore,” tha Mürbe.
Gjermania planifikon të furnizohet me doza të vaksinës për t’ia ofruar fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart deri në fund të gushtit. Me më shumë se 40 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë dhe për këtë vëmendja është kthyer në shtrirjes e vaksinimeve tek adoleshentët. Kancelaria Angela Merkel do të diskutojë të enjten që vjen çështjen me kryeministrat e 16 shteteve federale të Gjermanisë dhe pritet që Agjencia Evropiane e Barnave mund të miratojë vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje