Ligjvënësit europianë kanë arritur një marrëveshje mbi nxjerrjen e pasaportës dixhitale të vaksinimit që synon shmangien e rregullave konfliktuale të kufirit në të gjithë bllokun gjatë sezonit të festave, por pjesa më e madhe e vendimeve do të varen nga secili prej vendeve anëtare.
Certifikata do të tregojë nëse personi është vaksinuar ose është shëruar nga virusi, ndërkohë që dëshmia do të jetë në format digjital ose letër. Pasaporta do të hyjë në fuqi në 1 korrik, por aspektet thelbësore të zbatimit mbeten në duart e shteteve anëtare. Për shembull, do të varet nga vendet anëtare që të vendosin nëse një dozë e vaksinës është e mjaftueshme për të dhënë certifikatën ose nëse duhet të dorëzoni një tampon kur hyni në vend.
Por pyetja kryesore që u lihet vendeve anëtare është nëse fëmijët dhe adoleshentët duhet të testohen, apo duhet të regjistrohen në certifikatat e anëtarëve të tjerë të familjes.
Portugalia dëshiron që fëmijët nga mosha 2 vjeç të kyejnë testin, ndërsa në Skoci, vend jo anëtar i BE-së, mosha minimale e testimit është 11. Fëmijët nën 16 vjeç ende nuk mund të vaksinohen. Por, kjo mund të ndryshojë së shpejti.
“Ka gjithnjë e më shumë vendime për të organizuar një vaksinim të të rinjve midis 16 dhe 18 vjeç në shtete të ndryshme anëtare. Për pjesën tjetër, ne do të përpiqemi të ndihmojmë që të kemi analiza me kosto të përballueshme. Pra, kjo është arsyeja pse kemi hedhur idenë e testeve të shpejta, sepse teste të tilla kushtojnë më pak se 5 euro”, tha Didier Reynders, Komisioner i BE-së për Drejtësinë.
Tani për tani, certifikata duhet të kalojë pengesat përfundimtare ligjore.
“Shpresohet se certifikata do të miratohet në seancën e parë plenare në qershor, dhe më pas mund të hyjë në fuqi, me kusht që vendet anëtare të sigurojnë zbatimin e shpejtë të infrastrukturës së nevojshme kritike deri në 1 korrik. Pra le të jetë ky një lajm i mirë që do të sjellë ndryshimin në sezonin veror të këtij viti dhe shpresojmë se nuk do t’i ngjajë makthit të vitit 2020”, tha Juan Fernando Lopez Aguilar, raportues dhe Kryetar i Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme.
Qëllimi i certifikatës COVID është të lehtësojë lëvizjen dhe të mos ngarkojë planet e udhëtimit me burokraci të panevojshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje