Ka ndodhur

U arrestua për korrupsion me gjyqtaren e Krujës, lirohet mjeku Shkëlqim Korbi

GjKKO ka vendosur të lirojë nga burgu ekspertin e mjekësisë Shkëlqim Korbi, duke ndryshuar masën e sigurisë në “arrest në shtëpi”. Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion.

Sipas dosjes së SPAK-ut, mjeku lëshoi një ekspertizë të rreme në mënyrë që të përfitonin lirinë e parakohshme me kusht të dënuarit Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë në Gjykatën e Krujës të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, vazhdojnë që të jenë në qeli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë