Ndaj një 31-vjeçari është vendosur sekuestro preventiveve mbi disa pasuri me vlerë rreth 500.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Ky veprim u bë në kuadër të një operacioni të koduar me emrin “Plantacioni”.
Policia e Shtetit thotë se e mori këtë masë ndaj shtetasit Vasil Duraku, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Duraku ishte arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, në të cilin sipas policisë prodhonte lëndë narkotike dhe më pas e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.
Gjatë kontrollit në banesë, nga policia angleze i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanikë.
Durakut i janë sekuestruar një dyqan, dy apartamente dhe një garazh.
Policia sqaron se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




