Një 23-vjeçar, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike, është vënë në pranga nga Policia e Lezhës. Policia e ndaloi të riun me iniciale K.Gj., pas lokalizimit të automjetit të tij në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




