Ka ndodhur

Udhëtonin për në Greqi, kapen dy shqiptarë me 38.3 kg drogë

Dy shqiptarë janë arrestuar ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim, për shkak sepse u kapën me drogë. Policia e Shtetit shqiptar, në bashkëpunim me policinë greke, kanë arritur të realizojnë me sukses një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Shqipëtarët me iniciale M. L., 41 vjeç banues në Durrës dhe  A.M., 38 vjeç, banues në Mirditë, po udhëtonin drejt shtetit fqinj dhe droga është gjetur në çantën e tyre të shpinës. Raportohet se shteasve iu është gjetur një sasi prej 38.3 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë