Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë,në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar.
Mësohet se ka mbetur i plagosur Reginaldo Kaçorri nga Rrësheni, sakaq policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se Kaçorri është plagosur në bark, ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
“Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë”, – njofton Policia e Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




