Ka ndodhur

Plagoset në të dyja këmbët dhe gënjen policinë. Në pranga 39-vjeçari në Vlorë

Një 39-vjeçar me iniciale E.L., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë në zonën e Lungomares.

Por ai është arrestuar këtë të enjte nga policia, edhe pse pretendon se është qëlluar me armë zjarri, duke shkuar për kurim në spital.

39-vjeçari akuzohet për moskallëzim krimi. Bashkë me të është arrestuar edhe një 46-vjeçar me iniciale K.Xh., ndaj të cilit rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe deklaratë të rreme në polici.

Pasi janë paraqitur në spital, forcat e policisë nuk kanë marrë detaje nga i plagosuri prandaj është vendosur arrestimi i tij për mos kallëzimin e shkaqeve të konfliktit.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë