Ka ndodhur

Korçë, iu merrnin 1200 euro për person emigrantëve të paligjshëm

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi transportonin emigrant të paligjshëm kundrejt përfitimit financiar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M.Z., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe M.B., 18 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë këta shtetas janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, ku njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Ndalimi i tyre është bërë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec, ku një mjet tip “Nissan” me drejtues shtetasin M. Zh. dhe pasagjer shtetasin S. O., është kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Dyshohet se edhe shtetasi M.B., ishte bashkëpunëtor me dy shtetasit e lartpërmendur në këtë veprimtari të paligjshme, pasi kryente mbikëqyrjen e rrugës me mjetin tip “Range Rover”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë