Ka ndodhur

Maliq, 45-vjeçari plagos me thikë dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi u goditën me thikë nga një 45-vjeçar. Ky i fundit, me iniciale L.L., u arrestua nga policia dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Orman-Pojan të Maliqit pas një sherri për motive të dobëta. Të plagosur mbetën P.S 62 vjeç i cili është jashtë rrezikut dhe F.M. 46 vjeç në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë