Ka ndodhur

Aksident tragjik në Fier, humb jetën një 16-vjeçar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 16-vjeçari, ndërsa shoku i tij 18 vjeç, L.A., ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të vendit që njihet si Ura e Ballshit.

Motori me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, banues në Belishovë, u përplas me një makinë e për pasojë humbi jetën 16-vjeçari me iniciale A.H. Policia informon se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit, E.S., 34 vjeç dhe po kryhen veprimet procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë