Mjedis

Udhëheqësit e BE do të diskutojnë se çfarë duhet të bëjnë për ndryshimet klimaterike

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen të martën për të debatuar se si të ndajnë punën dhe kostot për një të ardhme me karbon të ulët. Në këtë samit do të vendoset për një riorganizim të ardhshëm të politikave të BE mbi ndryshimin e klimës. Komisioni ekzekutiv i BE do të publikojë një grup propozimesh për klimën, duke përfshirë reformat në tregun e karbonit dhe vendosjen e standardeve më të ashpra për dyoksidin e karbonit mbi makinat. Të gjithë do të kenë nevojë për miratim nga 27 vendet e saj anëtare. Udhëheqësit do të diskutojnë se si të përmbushin objektivin e ri të BE për të cilin kanë rënë dakord muajin e kaluar, ku ndër gjërat fillestare që u diskutua është zvogëlimi i emetimeve neto të gazeve serrë me të paktën 55% deri në 2030. Bisedimet do të hedhin dritë mbi ndryshimet e politikave që qeveritë e BE ka të ngjarë të pranojnë, për të përmbushur këtë qëllim.
Sistemi aktual përcakton synimet kombëtare për të ulur emetimet në sektorë që nuk mbulohen nga tregu i karbonit në BE, përfshirë transportin rrugor dhe ngrohjen në ndërtesa. Synimet e vendeve më të pasura gjithashtu ndryshohen për të siguruar që uljet e emetimeve të ndodhin atje ku ato janë më me kosto efektive. Sidoqoftë, synimet do të duhet të ashpërsohen, në përputhje me qëllimin e ri të BE-së për klimën 2030.
Gjithashtu për diskutim të martën është financimi. Zyrtarë nga shumë vende thanë se ishin të shqetësuar se plani i Komisionit për të imponuar kostot e CO2 për transportin dhe ngrohjen mund të ndikonte tek komunitetet me të ardhura të ulëta, nëse rrisin faturat e karburantit pa ofruar ndonjë kompensim.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë