Anemia është një sëmundje që prek qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinën tuaj. Kjo sëmundje vjen nga disa shkaqe njëra prej të cilave janë edhe periodat me shumë gjakderdhje. Ekspertët e shëndetit shpjegojnë se nëse keni anemi, nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut dhe hemoglobinë për të çuar oksigjenin që ju nevojitet në qelizat dhe organet në trupin tuaj.
Lloji më i zakonshëm i anemisë është anemia nga mungesa e hekurit dhe është më e zakonshme tek gratë se sa tek burrat. Kjo sjell pasoja trk to si perioda të rënda, gjëndje shëndetësore të rënda si gjëndje kronike dhe sëmundje gjenetike.

Anemia shkakton perioda të rënda, të njohura ndryshe edhe si “menoragji”. Kur gratë humbin shumë gjak në ciklin menstrual mund të përfundonin duke pasur humbje të qelizave të kuqe. Si rezultat, trupi do ta ketë më të vështirë për të bërë hemoglobinën dhe është e nevojshme për të mbartur oksigjenin në të gjithë trupin tuaj. Simptomat që mund të keni:
– Copëza gjaku të mpiksur.
– Gjatë ciklit, ndiheni shumë të dobëta dhe të lodhura.
– S’jeni në gjendje të bënit gjëra, që do t’i bënit normalisht.
-Ndonjëherë ju duhet mbrojtje e dyfishtë ose vishni dy palë të brendshme për më shumë siguri.
– I ndërroni tamponët gjatë natës.
– Duhet t’i ndryshoni tamponët (ose çarcafët e dyshekut) shumë shpesh dhe shpejt.
– Cikli ju zgjat 7 ditë ose më shumë.
Çfarë i shkakton periodat e rënda në gjëndjen e anemisë?
Periodat e rënda vjen nga çekuilibri në nivelet e hormoneve, veçanërisht progesteronit dhe estrogjenit. Përgjithësisht vijnë sëmundje si miomat e mitrës, endometrioza, problemet e ovulimit.
Ekspertët e shëndetit shpjegojnë se mëngra më e mirë për të parandaluar aneminë është të keni një dietë të shëndetshme.
Burimi: HealthLine/ Përshtati: Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje