Dy kisha janë vjedhur nga persona të panjohur në fshatrat Libofshë dhe Vanaj në Fier, në përpjekje për të marrë shuma parash prej andej.
Gjatë natës, duke gdhirë dita e sotme, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë. Duke thyer drynin e arkës së qirinjve, grabirësit kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.
Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës, por pa arritur të marrin gjë. Policia e Fierit është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar dhe ka nisur hetimet për vjedhjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




