Ka ndodhur

Armë zjarri, kokainë dhe kanabis në Kavajë, dy persona në pranga

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë gjysmë-automatike dhe me një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi.

Policia thotë se në prang ka rënë G.B., 31 vjeç, banues në Kavajë, ndaj të cilit rëndon akuza e “armëmbajtjes pa leje” dhe “posedimit të lëndëve narkotike”.

Gjithashtu policia në Kavajë ka arrestuar shtetasin E.Gj., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë