Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë mëngjesin e të dielës në Elbasan në lagjen “Vullnetari”. Sipas policisë, viktima është shtetasi Ramazan Kupi, i cili jetonte i vetëm në banesë, në lagjen ku dhe u gjet i vdekur.
Mësohet se i moshuari ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Duke parë se viktima kishte plagë në kokë dhë gjymtyrë, fillimisht u dyshua se bëëhej fjalë për një vrasje.
Por pas ekpertizës mjeko-ligjore, policia ka sqaruar se viktima kishte prerë damarët me thikë dhe më pas ishte hedhur nga lartësia.
Raportohet se viktima të ketë qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe sipas ekspertizës mjeko ligjore, plagët në kokë i ka marrë për shkak të goditjes gjatë rrëzimit.
Po ashtu, nga ekspertiza e kryer është konstatuar që ka pasur shtyllën kurrizore të thyer.
Trupi i pajetë i të moshuarit u gjet nga një patrullë policie mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:45, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




