Ka ndodhur

Vrasja në Vlorë, Delon Troqe u ekzekutua me 10 plumba në kraharor dhe kokë

Detaje të reja zbardhen nga vrasja në Vlorë.

38-vjeçari Delon Troqe është ekzekutuar me 10 plumba në kraharor, mes tyre në kokë, kraharor dhe krahë. Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës.

Policia ka shoqëruar 8 persona që kanë qënë dëshmitar okularë në ngjarje, por ende nuk është pyetur asnjë nga familjarët.

Dyshohet që autorët e vrasjes kanë qënë dy persona dhe të maskuar. Ai dyshohet të jetë qëlluar nga shumë afër.

Në automjetin e djegur në Sherishte të Vlorës janë gjetur edhe armë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë