Ka ndodhur

Plagosja në Berat, arrestohen dy nga autorët

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poshnje të Beratit, u mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar.

Policia ka arrestuar 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë.

Ata janë shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë