Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për gazetën “SI” tregoi me hollësi se si do të ndodhë procesi i fiskalizimit; si do të kryhet aplikimi; çfarë duhet të bëjnë dhe të dinë konkretisht bizneset, si do të kryhet procesi për shitjet online etj.
Me datë 1 korrik do të nisë Fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ndërsa më datë 1 shtator 2021 do të nisë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit.
Zonja Ibrahimaj thotë se fiskalizimi i faturave do të ketë efekt pozitiv në të gjithë ekonominë e shtetit por veçanërisht tek bizneset duke qenë se shkëmbimi i automatizuar i faturës elektronike shkurton kohë dhe është më i sigurtë.
Sistemi i ri mundëson çdo qytetari të verifikojë menjëherë pas lëshimit të faturës, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor qendror.
Ajo theksoi se ky proces do të ulë informalitetin dhe evazionin fiskal.
Ndiqeni intervistën e plotë në video me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.