Kundër Udineses do të ketë festë për titullin kampion për tifozët e Interit. Ata kthehen në San Siro, rreth 1000 spektatorë, për ndeshjen e kësaj të diele midis Interit dhe Udineses. OK është dhënë tashmë për të festuar titullin me publikun në tribuna, duke pasur parasysh që kupa do të jepet në fund të ndeshjes kundër friulanëve. “Të dielën ne shpresojmë që të jemi në gjendje t’i dorëzojmë trofeun Interit. Do të kërkojmë të paktën 1000 spektatorë”, tha presidenti i Lega Serie A, Dal Pino.
Drita jeshile u është dhënë gjtihashtu edhe 4500 personave për ngjarjen e organizuar nga Curva Nord të Interit jashtë stadiumit. Kjo u njoftua nga Prefektura e Milanos pas mbledhjes së Komitetit Krahinor për Rendin dhe Sigurinë Publike. “Pranë Stadiumin Meazza kemi identifikuar një zonë të caktuar prej rreth 19,000 metrash katrorë, në të cilën do të lejohet prania e 4500 tifozëve”, thuhet në njoftim. Shitja e alkoolit do të ndalohet në zonën e stadiumit. Sipas autoriteteve milaneze, do të ketë disa kufizime në trafik dhe parkim që do të komunikohen siç duhet nga administrata komunale.
Masat anti-Covid do të jenë pak a shumë si ato të datës 8 maj, kur interistët shpërthyen në sheshet e Milanos, pasi u vulos përfundimisht kampionati (Inter-Sampdoria 5-1). Grumbullime të mëdha tifozësh u vunë re, por të paktën u respektua mbajtja e maskës. Festa e një pjese të tifozëve të organizuar të Interit, që kishin në dispozicion një hapësirë për një numër jo më shumë se 3 mijë persona, u zhvillua sipas udhëzimeve të dhëna. Kjo festë nisi në mesditë, pas kontrollit të çantave dhe dokumenteve të identitit. Më pas nisën koret, në pritje të skuadrës, që mbërriti në Stadiumin Meazza rreth orës 16:35 për të sfiduar Sampdorian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




