Ka ndodhur

Sherr për pronën, 67-vjeçari tenton të bëjë vetëgjyqësi me punonjësin e një firme

Një 67-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka dashur të bëjë vetëgjyqësi, duke tentuar të përplasë me makinë një person.

I arrestuari është D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë, ndërsa i aksidentuari, N.H., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Mësohet se autori i ngjarjes pretendonte pronësinë në zonë ku po kryheshin punime nga një kompani në aksin Rrëshen-Rubik. Në shenjë hakmarrjeje, ka tentuar të shtypë me automjet punëtorin e firmës së rrugës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Vetëgjyqësia”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë