Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e të enjtes në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se një makinë është përplasur me një tjetër dhe më pas ka shpërthyer në flakë.
Në aksident është përfshirë dhe një kamionçinë e ngarkuar me pemë. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40 në aksin Durrës-Maminas, mes tre mjeteve, “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë. Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




